Kosova: Do asfaltojmë gjithë rrugët dhe ulim taksat

Shqipëria

Kosova: Do asfaltojmë gjithë rrugët dhe ulim taksat

Më: 28 maj 2015 Në ora: 19:30

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova ka qenë sot në një takim me banorët e zonës së Qesarakës ku ka përsëritur zotimet e tij për ulje taksash për bizneset dhe familjet.

“Do të bëjmë uljen e taksave, për familjet dhe biznesin me 30 përqind më të ulta se sot. Kjo është një mundësi reale, jo vetëm për të lehtësuar xhepat e familjarëve, por edhe për biznesin që t’i ngelin më shumë para në xhep për të menduar për vende pune dhe për të menduar për qytetarët, pse jo edhe për të ulur çmimet kur bëhet fjalë për mallra konsumi”- deklaroi Kosova.

Ai gjithashtu premtoi asfaltimin e gjithë rrugëve që lidhin zonat rurale me kryeqytetin.

Kosova tha se do të bëhet edhe shtimi i korsive për biçikleta me synim rritjen me 10 përqind çdo vit të përdoruesve të këtij mjeto ekologjik, për ta bërë Tiranën më të pastër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat