Kolegji Zgjedhor rrëzon KQZ-në

Shqipëria

Kolegji Zgjedhor rrëzon KQZ-në

Më: 28 maj 2015 Në ora: 18:53

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për Kurbinin.

Me këtë vendim, Kolegji i ka dhënë të drejtë Partisë Demokratike që të regjistrojë kandidatin e saj për bashkinë e Kurbinit, pavarësisht se KQZ e cilësoi përtej afateve ligjore.

Sipas Kolegjit Zgjedhor, KQZ duhet të regjistrojë kandidatin e PD-së deri më 30 maj.

PD ka paraqitur Ilir Pjetrajn si kandidat për këtë bashki, pas tërheqjes së Altin Bibës. Pjetraj është vëllai i deputetit të PD-së në këtë zonë, Mhill Fufi, i cili gjithashtu është futur në Kuvend pas tërheqjes së Vasil Bicit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat