Arsimi parauniversitar, Nikolla: Tekstet do verifikohen nga ekspertë

Shqipëria

Arsimi parauniversitar, Nikolla: Tekstet do verifikohen nga ekspertë

Më: 28 maj 2015 Në ora: 17:37

Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit dhe Sporteve nga foltorja e kuvendit ka parashtruar disa nga të mirat që sjell projektligji i ri për sistemin arsimor parauniversitar. Duke folur për këtë ajo është shprehur se projektligji ka pasur konsensus të plotë. Duke folur për tekstet Nikolla theksoi se ato do të vlerësohen nga një komision të përbërë nga përfaqësues me vlerë nga çdo fushë.

“Numri i alternativave për një tekst shkon deri në 11. Do të ket një komision, përfaqësues vlerash të çdo fushe. Kemi garantuar në këtë ligj dy ndërhyrje me një theks të cilat di të përcaktijnë se sa cilësor do jetë teksti dhe së dyti një tekst para se të vendoset duhet më parë të çertifikohet.

Ne gjetëm në system 4 mijë mësues të cilët rezultonimn ose të mos kishin arsimin përkatës ose të jepnin mësim jasht profilit. Ju përgjigjëm në mënyrë emergjente për ta ndryshuar këtë realitet një orë e më parë.Komisioneve përfaqësues të prindërve dhe të përfaqësuesve vendor u shtuam edhe cilësinë. Ligji që ka kaluar me Konsensus jo rrallë herë ka qenë një fars, viktimë e korrupsionit.Propozojmë ndërhyrjet në nenin 60 por për mos heqen e të drejtës të përfaqësuesve të prindërit dhe drejtorit të shkollës për të zgjedhur dhe hequr mësuesit nga puna”, -tha Nikolla.

Duke folur për punën që është bërë nga kjo ministri ministria Nikolla ka theksuar se gjithçka është bërë me transparencë dhe llogaridhënie të plotë.

“Bëmë publike gjetjet që ne kishim. Jo në përgjithësi, por shkollë më shkollë, emër për emër se cila është cilësia e çdo shkolle në veçanti. Mbyllëm 18 shkolla private. Investuam ndërtimin dhe rikonstruksionin e 62 shkollave në kushte shumë të këqija. I shtuam buxhetit 18 milion euro. Transparenca dhe llogaridhënia janë thelbi i punës sonë. Ju nuk erdhët të diskutonim asnjëherë për punën në arsim. As të na kërkonit llogari dhe as të bashkëpunonit. 512 mijë përfitues nga transformimi i sistemit të arsimit. Ne po punojmë për ditë për këtë, ndaj sot po u përgjigjem”, tha Nikolla.
Berisha –Nikollës: Po vendosni korrupsionin
Ish Kryeministri Sali Berisha, ka marë menjëherë fjalën pas ministres së arsimit dhe sporteve, Lindita nikolla dhe është shprehur se me këtë ligj qeveria po vendos korrupsionin. Shumën që Ministria e Arsimit po përdor për rikonstruksionin e godinës Berisha e ka cilësuar si një shpenzim të panevojshëm dhe shumë të madh për këtë institucion.
“Nuk do i lejoj vetes të them atë që meriton. U ftoj ju që të vizitoni një shkollë të ndërtuar nga BB në Kamëz me një shpenzinm 1.3 milion euro dhe imagjinoni ju do të shpenzoni 1.2 milion euro për godinën e ministrisë.
Ndërhyn

Nikolla:
T’ju vijë turp
Berisha: Të kem turp. Mbaj gojën. Të thuash ti që do shpenzoj 1.2 milion euro dhe sështë asgjë për ministrinë.
Ju shpenzuat 5 mijë euro për kompleksin Dinamo për ti vjedhur ti bashkë me Ramën tënd. I kemi lënë të gjitha fondet për ti përfunuar dhe nuk ka përfunduar asnjë të vetëm sepse i bën paratë rrush e kumbulla. Ato dy që shikon aty janë dy herë më të arsimuar se ty.
Kur kanë ardhur ata në ministrant tanë në Ministri kanë vendos internetin në çdo shkollë, kanë rrit rrogat e mësuesve në çdo shkollë.
Por vetëm injoranca mund të thotë që nuk ka mësues jashtë profilit. Ju vendosët ordinerë dhe militant në vend të tyre. Më mirë një mësues fizike që nuk di të bëjë llogari sesa një nallban apo një militant. Shqipëria nuk ka një ligj.
Zonjë, e vërteta është që nuk ka abuzim më të madh se të shpenzosh gjithë ato shumë për kolltuqe e dërrasa në Ministri. Mjerë ai institucion që të ka ty në post”, tha Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat