Blushi: Arsimi në Shqipëri, më i dështuari në rajon

Shqipëria

Blushi: Arsimi në Shqipëri, më i dështuari në rajon

Më: 28 maj 2015 Në ora: 17:17

Deputeti Ben Blushi ashtu siç ka bërë çdo të enjte ka shpërthyer dhe sot në një valë kritikash ndaj qeverisë, kësaj radhe për arsimin.

Blushi kritikoi ministren duke thënë se patën dy vjet për të bërë një projektligj i cili ende nuk është i plotë.

Ai kritikoi vendimin për të kaluar shkollat profesionale te Ministria e Mirëqenies Sociale.

“Është njësoj sikur t’i kalosh ushtrinë nga Ministria e Mbrojtjes në atë të Kulturës”, tha Blushi.
Deputeti socialist tha se Shqipëria ka arsimin më të keq në rajon dhe e financon më pak këtë sektor. Ai kërkoi që të bëhet me detyrim edhe gjimnazi.

“Kemi shkollën më të keqe në rajon. Sot nga 10 fëmijë, 6 mbarojnë gjimnazin. Ku shkojnë këta katër? Duhet të bëjmë arsimin tonë të detyrueshëm deri në gjimnaz. Sot arsimi profesional po dështon”, tha Blushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat