Naço: Nishanit t’i hiqen kompetencat për KLD-në

Shqipëria

Naço: Nishanit t’i hiqen kompetencat për KLD-në

Më: 28 maj 2015 Në ora: 17:16

Vazhdojnë përplasjet mes ministrit të Drejtësisë Nasip Naço dhe presidentit Bujar Nishani.

Sot Naço ka kërkuar që të hiqen kompetencat e Nishanit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Në tryezën e mbajtur për reformat në Drejtësi Naço ka kërkuar që ndryshimi të nisë nga kupola e saj.

Naco deklaroi teksa gjendej në krah të Nishanit se presidenti i Republikës nuk duhet të jetë më në postin e kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe se të gjitha kompetencat e tij duhet ti marrë Kreu i Gjykatës së Lartë. Sipas tij ka ardhur koha që drejtësia të ndahet njeherë e mirë nga politika.

“Pasi KLD është pjesë e axhendës së një reformimi të thellë, reformë kjo e cila mund të kërkojë edhe ndryshime kushtetuese, ku mund të jetë vendi për të rivlerësuar edhe njëherë pjesmarrjen në këtë organizëm të Presidentit të Republikës si kryetar i KLD dhe duke ja kaluar këto kompetenca kryetarit të Gjykatës së Lartë”, tha Naço.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat