Meta takon Glover

Shqipëria

Meta takon Glover

Më: 28 maj 2015 Në ora: 14:16

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta është takuar sot me shefen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, ambasadoren Audrey Glover, ku ka kërkuar sa më shumë vëzhgues ndërkombëtarë për monitorimin e zgjedhjeve të 21 qershorit.

Kreu i LSI-së vuri në dukje se mazhoranca është e përkushtuar për të arritur standardet më të larta bashkëkohore të zhvillimit të zgjedhjeve, ku të gjithë kandidatët të kenë hapësirat maksimale për të komunikuar me elektoratin dhe zgjedhësit të shprehen lirisht për të zgjedhur kandidatët që do të administrojnë qytetet e tyre.

Meta vlerësoi tonet qytetare me të cilat po zhvillohet kjo fushatë e zgjedhjeve për pushtetin vendor dhe shprehu bindjen se populli shqiptar ka qytetarinë e duhur për t’u shprehur lirisht e denjësisht në 21 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat