Nishani dekreton ligjin e dosjeve të kundërshtuar nga Berisha

Shqipëria

Nishani dekreton ligjin e dosjeve të kundërshtuar nga Berisha

Më: 28 maj 2015 Në ora: 14:03

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar shpalljen e ligjit nr. 45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

Ky ligj qe një betejë e qeevrisë dhe e ish-ministrit të Çështjeve Sociale Erion Veliaj në veçanti.

Pati mjaft përfaqësues të opozitës që e kundërshtuan, ndër të cilët lideri historik i të djathtëve Sali Berisha qe nga më të vendosurit.

Gjithsesi pa shumë bujë, presidenti Nishani e ka dekretuar tashmë këtë ligj me dekretin nr. 9113 më 22.05.2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat