Detyrimet e prapambetura- MF janë alokuar 14.33 miliardë lekë

Shqipëria

Detyrimet e prapambetura- MF janë alokuar 14.33 miliardë lekë

Më: 28 maj 2015 Në ora: 13:48

Ministria e Financave ka alokuar në total rreth 14.33 miliardë lekë detyrime të prapambetura deri në datën 25 maj.

Sipas të dhënave zyrtare të ministrisë së Financave, si detyrime për investime publike, janë alokuar 5.8 miliardë lekë dhe janë paguar apo çelur 91 % e shumës.

MF bën të ditur se për zërin e detyrimeve “shpenzimeve korente për mallra dhe shërbime”, janë alokuar rreth 0.2 miliard lekë dhe janë paguar apo çelur 32 % të shumës.

Për detyrimet e rimbursimit të TVSH-së janë alokuar rreth 4.5 miliardë lekë dhe janë paguar apo çelur 91 % të shumës, ndërsa për zërin të tjera janë alokuar 3.8 miliardë lekë, ku përfshihen detyrimet për “vendimet gjyqësore”, rreth 1.6 miliardë lekë, “shpronësimet” rreth 1 miliard lekë dhe “emergjencat dhe shpërblimet për lindjet” rreth 1.1 miliardë lekë dhe janë paguar apo çelur 69 % të tyre. Alokimi dhe realizimit i pagesave është proces, i cili vazhdon me përditësimin e raportimeve nga degët e thesareve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat