Duma prezanton programin, Duka u kërkon banorëve ta votojnë

Shqipëria

Duma prezanton programin, Duka u kërkon banorëve ta votojnë

Më: 28 maj 2015 Në ora: 11:32

Kandidatja e djathtë për bashkinë e Durrësit, Grida Dum, është takuar dje me banorët e fshatit Qerret, ndërsa me të gjendej edhe deputeti Agron Duka, i përfolur në fillim si kandidati që do të garonte për koalicion e djathë në qytetin bregdetar.

Duma tha se do të menaxhojë mirë taksat e qytetarëve duke kritikuar bashkinë aktuale se nga keqmenaxhimi i fondeve dhe projekteve, Durrësi ka humbur 15 mijë vende pune.

“Shoh buxhetin e bashkisë dhe e pjesëtoj për të parë se sa vende pune mund të kishim. Më rezulton se vetëm nga projektet e këqija që nuk janë realizuar, nga projektet që janë shtyrë, sot mund të kishim brenda qytetit të Durrësit 15 mijë vende pune më shumë. Për këtë arsye lufta kundër papunësisë dhe projektet pro punës do jetë të parat dhe kryesoret”, tha Duma.

Duma tha se nuk do të shkatërrojë administratën por të do ngrejë një staf profesional dhe me kontribute. Ajo u shpreh se kjo zonë do të jetë prioritet në projektet e infrastrukturës.

“Nuk shkatërrojmë administratën për asnjë arsye. Do të bëjmë një staf profesional njerëzish. Kjo është e vetmja mënyrë që ne të mbajmë me nder angazhimet tona dhe do t’i mbajmë me nder ato. Gjithë kjo zona ka nevojë për stabilizim të menjëhershëm infrastrukturor. Nga ana tjetër, e vërteta është se jemi parë si të huaj”, tha Duma.

Në mbështetje të Dumës, ishte edhe Duka i cili u kërkoi banorëve të votonin kandidaten e djathë për një qeverisje ndryshe dhe për më shumë shpresë në bashkinë e re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat