Pëson defekt në ajër avioni i linjës Tiranë-Pisa, panik mes pasagjerëve

Shqipëria

Pëson defekt në ajër avioni i linjës Tiranë-Pisa, panik mes pasagjerëve

Më: 28 maj 2015 Në ora: 11:06

Ka pësuar një defekt në ajër avionin “Blue Panorama”, i nisur nga Rinasi drejt Pizës në Itali mëngjesin e sotëm.

Avioni është rikthyer në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas pas 30 minutash fluturim në ajër, duke kryer kështu një ulje të detyruar.

Udhëtarët bënë të ditur se avioni pësoi një defekt në ajër dhe pas 30 minutash fluturim u kthye pas.

Për fat të mirë avioni ka mundur të ulet dhe pasagjerët nuk kanë pësuar probleme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat