Studentë holandezë, interes për turizmin shqiptar

Shqipëria

Studentë holandezë, interes për turizmin shqiptar

Më: 28 maj 2015 Në ora: 09:53

Interesi turistik për Shqipërinë është rritur mjaft. Grupe të shumta turistesh zbarkojnë në brigjet e Sarandës, Vlorës apo Himarës për të prekur peisazhet tona bregdetare mjaft të reklamuara, por një pjesë e mirë amatorësh të lartësive, ngjiten në malet dhe bjeshkët tona. Të gjithë shkruajnë apo lenë përshtypjet më të mira për vendin tonë. Kjo falë edhe punës së mirë që bënë Agjencia Kombëtare e Turizmit në reklamimin e resurseve të vendit tonë.

Julinda Dhame, drejtoreshe e kesaj agjencie, ka prezantuar pikërisht këto vlera përballe një auditori me studente holandeze të ”Breda University” që vizitojnë vendin tonë për herë të trete nëpërmjet një study trip. Dhame shprehet se “tashmë Shqipëria eshtë kthyer në një atraksion turistik mjaft interesant për vizitorët e huaj dhe ne po bëjmë më të mirën për t’i njohur ata me vlerat tona turistike”. Kohët e fundit kjo Agjenci ka organizuar disa guida prezantimi me gazetarë të huaj, kryesisht në zonën bregdetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat