11 familje në konflikt pronësie që prej vitit 1990

Shqipëria

11 familje në konflikt pronësie që prej vitit 1990

Më: 28 maj 2015 Në ora: 07:49

Prej viti 1990 vazhdon odiseja e 11 familjeve sarandiote për të fituar të drejtën ligjore mbi banesat ku jetojnë. Prej më shumë se 20 vitesh familjet në këtë pallat në qender të qytetit janë në proces gjyqsor me pretendentë të tjerë të pronës. Nga përmbarimi privat u është kërkuar disa herë të lënë banesat, por banorët thonë se kanë certifikatë pronësie për shtëpitë në të cilat jetojnë prej më shumë se 40 vitesh, ndërsa gjyqet vazhdojne ende.

Aleksandër Papa, pretendon se është pronar i ndërtesës ku jetojnë 11 familje, pasi posedon edhe një vendim gjykate ku vertetohet se ky pallat është pronë e gjyshërve të tij, e blerë në 1934, por në 1945 I është marrë gjatë regjimit të diktaturës.

Policia e Sarandë bën me dije se për momentin kjo cështje do të lihet pezull, për t’u proceduar në një moment të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat