Erion Veliaj, stil modest dhe përveshje mëngësh si Obama

Shqipëria

Erion Veliaj, stil modest dhe përveshje mëngësh si Obama

Më: 28 maj 2015 Në ora: 00:53

Tashmë që fushata ka filluar, një vëmendje të veçantë kandidatët ia kushtojnë paraqitjes. Këmisha pa kravata, pantallona xhinse apo doku, atlete sportive; të gjitha për t’i aftuar ata më shumë me elektoratin, i cili kërkon politikanë të veshur sa më thjeshtë.

Erjon Veliaj, kandidati për kryebashkiak të Tiranës, ka ruajtur një stil modest veshjeje gjatë gjithë takimeve me popullin.

“Dal që në orën 6 e 30 apo 7 të mëngjesit. Në atë orë është shumë herët për të vënë re, por mundohem të zgjedh ndonjë këmishë të bardhë ose bojëqielli, një palë xhinse dhe këpucët më të rehatshme që kam, opingat (qesh)”, shprehet Erion Veliaj.

Vishet thjesht në përditshmëri, dallon për elegancën e këmishave, që variojnë herë të bardha, e herë blu të hapur. Erioni, padiskutim futet te kandidatët e kujdesshëm me pamjen.

“Kam përshtypjen që kam pasur veshjen më të mërzitshme. Kur kam qenë te ‘Mjaft’-i dhe aktivist, kam pasur një jelek të shëmtuar. U bë një peticion online, që ta hiqja atë jelek, ndaj dhe e hoqa në 2013-n. Ndoshta jam njeriu që vishet më mërzitshëm, por e kam mendjen te gjëra të tjera”, u shpreh më tej Veliaj.

Veshja nuk ka qenë gjithmonë e njëjtë. Gjatë dekadave të fundit, ajo ka pësuar ndryshime, sikurse dhe përvoja në politikë.

“Kur isha në qeveri, e kishim me detyrim nga kryeministri, që të vishnim kostume me kollare. Tani jam shumë i lumtur që nuk jam më në qeveri, sepse mund të vishem si të dua vetë”, rrëfen Erioni.

Nëse do të përkufizonin me dy fjalë veshjen e Erionit, do ta përmblidhnim: klasik, me thyerje të shpeshta sportive. Fakt, që tregohet nga mëngët e kthyera të këmishave, të cilat janë ritual i çdo takimi. Sesa do të do ndikojë “look”-u në pranimin nga elektorati, kjo mbetet për t’u parë pas zgjedhjeve, kur do të përcaktohet kryetari i ardhshëm i Bashkisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat