PD denoncon dhunën ndaj 5 punonjësve të Bashkisë së Sukthit

Shqipëria

PD denoncon dhunën ndaj 5 punonjësve të Bashkisë së Sukthit

Më: 28 maj 2015 Në ora: 00:27

Partia Demokratike ka denoncuar një incident që ka ndodhur ndaj 5 punonjësve të Bashkisë së Sukthit në fshatin Kullë në Durrës.

Sipas PD-së, punonjësit kishin shkuar për të verifikuar një ndërtim pa leje që ishte bërë në këtë fshat, por papritur janë sulmuar dhe goditur nga banorët, duke lënduar disa prej tyre.

Sipas punonjësve të lënduar, policia kishte ardhur në fshat pas njoftimit të tyre, por nuk mori asnjë masë ndaj banorëve të irrituar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat