Zgjedhjet e 21 qershorit, Qeveria i jep KQZ-së edhe 203 milionë lekë

Shqipëria

Zgjedhjet e 21 qershorit, Qeveria i jep KQZ-së edhe 203 milionë lekë

Më: 27 maj 2015 Në ora: 22:08

Qeveria miraton shtesë fondi për KQZ dhe Ministrinë e Bujqësisë, krijohet Qendra e Ofrimit të Shërbimeve

Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë miratuar disa vendime të rëndësishme. Kështu Këshilli i Ministrave ka vendosur të miratojë një shtesë fondi për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“V e n d o s i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2015, t’i shtohet fondi prej 138 milionë lekësh, fond i nevojshëm për organizimin e zgjedhjeve vendore të datës 21 qershor 2015. Partive politike, në programin “Mbështetje për partitë politike”, t’u shtohet fondi prej prej 65 milionë lekësh. Ky fond u shpërndahet partive politike, të regjistruara si subjekte zgjedhore, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet vendore të vitit 2015.

Efekti financiar prej 203 milionë lekësh, do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat