​Serbët e Shqipërisë ankohen se s’kanë të drejta

Shqipëria

​Serbët e Shqipërisë ankohen se s’kanë të drejta

Më: 27 maj 2015 Në ora: 19:18

Gjendja me të drejtat e minoriteteve në Shqipëri nu është e mirë, e kështu është edhe me serbët, të cilëve nuk u respektohen të drejtat. Kështu i kanë thënë agjencisë Tanjug përfaqësuesit e serbëve, të cilët u takuan sot pasdite në Ambasadën e Serbisë në Tiranë me Aleksandar Vuçiqin, kryeministrin e parë serb që ka vizituar Shqipërinë.

Ata, siç transmeton KosovaPress-i, kanë shfaqur shpresën se vizita e Vuçiqit dhe takimet e tij me kreun politik shqiptar do të kontribuojë për përmirësimin e pozitës së tyre.

Simo Hajkoja Hajkoviq, kryetar i Shoqatës ortodokse sllave “Shën Vladimiri” (“Sveti Vladimir”) i la thënë raportuesit të agjencisë beogradase se në rrethin e Shkodrës, ku jetojnë shumë serbë, situata është “relativisht e qetë”, por se ata nuk janë të kënaqur me pozitën e tyre, sepse nuk i kanë të drejtat që duhet t’i ketë një minoritet.

“S’kemi shkollë në gjuhën tonë, s’kemi gazetën tonë, e madje as një ditar televiziv në gjuhën serbe”, ka thënë Hajkoviqi.

Pavle Jakoja Brajoviq, kryetar i Shoqatës së minoritetit serbo-malazias “Moraça-Rozafa”, ka thënë se, kur është themeluar shoqata është bërë një regjistrim i minoritetit serb në Shkodër ne rrethinë, e pastaj e dhe në vendet tjera, me ç’rast është ardhur deri te numri prej 30.000 serbëve dhe malazezëve, ortodoksë dhe myslimanë, të cilët jetojnë në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat