Të gjithë sytë te helikopteri! Dhe një foto dite e Ramës

Shqipëria

Të gjithë sytë te helikopteri! Dhe një foto dite e Ramës

Më: 27 maj 2015 Në ora: 19:00

Si zor të mendonte kush se kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, do të rrezikohej në Tiranë.

Megjithatë masat e sigurisë ishin të larta dhe kjo është normale.

Ajo që ka rënë në sy ka qenë edhe siguria nga ajri.

Një helikopter ushtarak e shoqëroi eskortën, duke fluturuar ulët.

“Nje helikopter qe s’ishte perdorur asnjehere me pare dhe nje pasiguri e pazakonte; pas shume vjetesh vetem ky moment do te mbahet mend,” shkruan në FB, Kastriot Islami, deputet i PD.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka përzgjedhur si foto të ditës një foto i vetëm, në tapetin e kuq, duke pritur homologun serb.



Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat