Frikë nga incidentet, ja si u rrethua sot Ambasada e Serbisë në Tiranë

Shqipëria

Frikë nga incidentet, ja si u rrethua sot Ambasada e Serbisë në Tiranë

Më: 27 maj 2015 Në ora: 18:48

Vizita e kryeministrit serb Aleksandar Vuciq bllokoi sot gjithë Tiranën. Gjatë gjithë paradites së sotme nëpër bulevardin dhe rrugët kryesore të Tiranës shihje vetëm punonjës policie që ishin vendosur nëpër godina të ndryshme qeveritare.

Por, ajo që të bënte më shumë përshtypje ishte edhe godina e Ambasadës së Serbisë në Tiranë, ku rruga që të çon atje ishte e bllokuar edhe për këmbësorë dhe një numër i madh policësh ishin vendosur në afërsi të saj, nga frika e ndonjë incidenti të mundshëm.

Megjithatë, edhe pse pak ditë më parë pati zëra se do të kishte një protestë para Ambasadës së Serbisë kundër vizitës së Vuçiqit në Tiranë, asgjë e tillë nuk ndodhi. Ardhja e delegacionit serb dhe gjithë vizita e tyre në ditën e parë u shoqërua me qetësi pa asnjë lloj incidenti të mundshëm./E.Duraj/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat