Mark Frroku kërkon lirinë në Kushtetuese

Shqipëria

Mark Frroku kërkon lirinë në Kushtetuese

Më: 27 maj 2015 Në ora: 17:32

Deputeti Kristian Demokrat Mark Frroku kërkoi lirinë sot në Gjykatën Kushtetuese lirinë, duke argumentuar se vendimi i Gjykatës së Lartë për arrestim me burg të tij, është antikushtetuese.

Kërkesa e depozituar sot për shfuqizimin e vendimit nr.17 të Gjykatës së Lartë dhënë më datë 3 prill, vjen pas arrestimit të tij nën akuzën e vrasjes së kryer në bashkëpunim të shtetasit Aleksandër Kurti, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Belgjikë.

Në pretendimet e avokatit mbrojtës thuhet se nuk ka patur një autorizim për hetimin e deputetit, e për këtë shkak, procedurat e ndjekura janë antikushtetuese e për pasojë ç’bëjnë dhe arrestin me burg dhënë nga Gjykata e Lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat