Engjëll Cara në Kavajë: Do të rikthejmë monumentin e dy gishtave

Shqipëria

Engjëll Cara në Kavajë: Do të rikthejmë monumentin e dy gishtave

Më: 27 maj 2015 Në ora: 16:50

Kandidati demokrat për Bashkinë e Kavajës premtoi që asnjë person i inkriminuar nuk do të jetë në administratën e Bashkisë, e cila do të përbëhet në 30 për qind nga të rinjtë me rezultatet më të mira.

Engjëll Cara premtoi rivendosjen e monumentit të “Dy gishtave” në qendër të qytetit.

“Vota kundër varfërisë dhe papunësisë është votë për dinjitetin tonë, për Kavajën, dallëndyshen e demokracisë, dhe ne sot jemi thirrur përsëri në apel për të qenë të parët për të rivendosur edhe njëherë tjetër demokracinë e vërtetë”, tha Engjëll Cara, kandidat i PD për Bashkinë Kavajë./ Top Channel

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat