Meta pret Vuçiçin me Isa Boletinin dhe luftëtarët e Kosovës

Shqipëria

Meta pret Vuçiçin me Isa Boletinin dhe luftëtarët e Kosovës

Më: 27 maj 2015 Në ora: 16:36

Pas takimit me homologun shqiptar, kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç u prit edhe nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Biseda mes tyre u zhvillua në dhomën e pritjeve të delegacioneve në Kuvend. Në fotografitë e publikuara nga takimi mes tyre, është vënë në dukje piktura ku ndodhen luftëtarë e Kosovës me në krye Isa Boletinin.

"Pjesëmarrja" e luftëtarëve e Kosovës dhe Isa Boletinit në këtë takim duket se është fare e rastësishme pasi në sallën ku ndodhet piktura mbahen dhe priten mjaft delegacione nga kreu i Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat