Mehmetaj-Ylli: LSI-ja nuk bën asnjë dallim ndërmjet zonave të Tiranës

Shqipëria

Mehmetaj-Ylli: LSI-ja nuk bën asnjë dallim ndërmjet zonave të Tiranës

Më: 27 maj 2015 Në ora: 14:19

Kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim për anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, zhvilluan të mërkurën një takim me banorët e njësisë bashkiake numër tetë në Tiranë.

Në këtë takim përveç kandidatëve ishin të pranishëm edhe deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, Zv.Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Brunilda Paskali, Kryetari i LRI-së, Endrit Braimllari dhe kryetari i LSI-së për Njësisë 8, Dritan Ylli. Në fjalën e tij papara banorëve të Njësisë 8 në Tiranë, Ylli theksoi se programi i LSI-së është jetik për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve, ndaj ai duhet mbështetur me votë në mënyrë që të garantohen më shumë punësime dhe shërbime për qytetarët e kryeqytetit.

“Është një program mjaft i plotë, jetik për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies, prandaj e meriton votën tonë tha Ylli, duke evidentuar se, LSI-ja nuk ben asnje dallim ndermjet zonave te Tiranës duke pasur parasysh ndarjen e re territoriale, pra e gjithë Tirana me qendrën, e gjithë qendrat multicentrale, duke përfshirë edhe komunat që tashmë bëhen njësh, do të jene pjese e zhvillimit te njëtrajtshëm ne të gjithë Tiranën dhe sidomos për Njësinë 8″, tha Ylli.

Ylli theksoi se , edhe zona e ashtuquajtur deri tani, informale, por që ne nuk do ta quajmë më informale, sepse do të përpiqemi jo vetëm ta plotësojmë me të gjitha proçedurat e legalizimit për çdo familje, por do ta zhvillojmë dhe ta urbanizojmë, sikurse është edhe pjesa e Njësisë nr. 8, duke synuar rritjen e mirëqenies në çdo familje përmes punësimit, përmes zhvillimit të zonës, përmes investimeve publike me qellim qe të kemi një njësi me një zhvillim të njëtrajtshëm, me më shumë investime, gjelbërim, rrugë të reja, shkolla dhe kopshte të reja, shërbime dhe punësim”, – tha Ylli.

Ndërsa, Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë politike që përfaqëson qytetarët dhe se duhet mbështetur për më shumë punësim dhe shërbime më cilësore për qytetarët.

“Sepse ne jemi parti që dimë ta mbajmë fjalën, sepse ne jemi parti që jemi me qytetarin, jemi për qytetarin. Dua ta kërkoj votën tuaj për kryetarin e ardhshëm të bashkisë së Tiranës për z. Eriaon Veliaj dhe dua ta kërkoj votën tuaj për Lëvizjen Socialiste për Integrim për secilin prej kandidatëve që u prezantuan sot për të vetmin arsye dhe motiv: sepse ne Bashkinë e Tiranës nuk e duam ta drejtojmë për t’i dalë kundër njërit tjetrit, nuk e duam as për egot tona personale, por e duam për të qenë me qytetarët, pranë qytetarëve për më shumë shërbime dhe për më shumë punësim”-tha Mehmetaj.

Plani ynë vijoi ajo, është konkret, nuk është një plan që fluturon në ajër, por është një plan i prekshëm që ju do ta ndieni që në muajt e parë që qeverisjes së re të Bashkisë së Tiranës”, tha deputetja Mehmetaj.

Pas takimit, kandidatët e LSI-së për anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës së bashku deputeten Mehmetaj, Zv. Ministren Paskali, Kryetarin e LRI-së, Braimllari dhe kryetarin e LSI-së për Njësinë 8, Dritan Ylli zhvilluan edhe disa takime me drejtues të bizneseve në këtë njësi dhe me banorë të zonës informale të Njësisë bashkiake nr. 8.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat