Rama: Njohja e Kosovës, çlirim edhe për vetë Serbinë

Shqipëria

Rama: Njohja e Kosovës, çlirim edhe për vetë Serbinë

Më: 27 maj 2015 Në ora: 13:54

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vlerësuar se njohja e Kosovës do të ishte edhe çlirim për vetë Serbinë.
“Sot nuk dua të hyjë në detaje, sepse sot jeni miq në shtëpinë tonë”, ka thënë Rama.

Lidhur me pyetjen e gazetares serbe rreth projektit të “Shqipërisë së Madhe”, Rama ka theksuar se nuk ka projekt të Shqipërisë së Madhe të Shqipërisë.

“Ka vetëm një projekt në rrugën e Bashkimit Evropian. E duam një rajon pa kufij. Sigurisht e duam një rajon pa kufij ndërmjet shqiptarëve por dhe ndërmjet vendeve të rajonit”, ka thënë Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat