Shqipëri- Serbi, shkëmbimet tregtare në nivele të ulëta

Shqipëria

Shqipëri- Serbi, shkëmbimet tregtare në nivele të ulëta

Më: 27 maj 2015 Në ora: 12:00

Marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Serbinë janë në nivele shumë të ulëta, megjithëse Serbia është në avantazh, me 8 herë më shumë importe drejt tregjeve tona sesa arrijmë ne të dërgojmë atje. Në dizavantazh rezultojmë edhe në thithjen e investimeve të huaja, ku Serbia ofron lehtësi të shumta për investitorët e huaj, duke qenë një ndër më konkurrueset në rajon.

Edhe pse brenda te njejtit rajon, marredheniet tregtare dhe ekonomike mes Shqiperise dhe Serbise jane ne nivele te uleta.

Te dhenat e Institutit te Satistikave tregojne se vetem 3.5 per qind e totalit te volumit tregtar te Shqiperise zhvillohet me Serbine. Statistikat tregojne gjithashtu se importet serbe drejt tregjeve shqiptare jane 8 here me te larta se eksportet tona drejt tregjeve serbe. Keshtu, per tre muajt e pare te ketij viti, u importuan nga Serbia rreth 35 milione euro produkte, ndersa u eksportuan vetem 4.7 milione euro mallra.
Grupi më i importuar është “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, që zë 51% të totalit. Kjo edhe per faktin se kompanite serbe konsiderohen lider ne rajon ne importin e energjise elektrike, per shkak edhe te linjave te transmetimit qe ka ky vend. Gjithashtu nga Serbia ne importojme grure, ushqinme dhe pije.

Nderkohe qe eksportojme drejt tregjeve serbe kryesisht minerale dhe energji elektrike. Sipas të dhënave të INSTAT, grupi më i eksportuar janë “minerale, lëndë djegëse, energji”, me 76% të totalit, ku peshën kryesore e zë energjia dhe mineralet, ndërsa nafta nuk shitet në tregun serb. Ashtu si dhe me importet, “ushqimet, pijet dhe duhani” renditen të dytët, por në vlera shumë më të ulëta se produktet që blejmë nga shteti serb.
Vitet e fundit ka pasur përpjekje për të eksportua tekstile dhe sidomos këpucë, por eksportuesit vendas kanë arritur të realizojnë një qarkullim prej vetëm 200 mijë eurosh në tregun serb.

Nderkaq Serbia rezulton te jete shume te konkurruese se Shqiperia, por edhe vendet e tjera te rajonit ne thithjen e invetsimeve te huaja. Kjo per shkak te lehtesirave qe ofron, ku kryesoret jane përjashtimi nga tatimfitimi për tre vitet e para të aktivitetit, subvencionimi me 1500 euro për çdo punonjës të punësuar dhe toka jepet falas. Ne dy vitet e fundit, tre kompani te medha italiane si Benetton, Ferrero Rocher dhe Geox kane zgjedhur Serbine per te investuar, pasi studiuan te dyja tregjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat