Ben Blushi dhe Gjergj Bojaxhi me parti të re pas zgjedhjeve?

Shqipëria

Ben Blushi dhe Gjergj Bojaxhi me parti të re pas zgjedhjeve?

Më: 27 maj 2015 Në ora: 11:20

Ajo që duket për momentin si një ide e zbehtë mund të të kthehet në një realitet të fortë pas zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.

Ben Blushi dhe Gjergj Bojaxhi mund të krijojnë një parti të re pas zgjedhjeve duke u bërë poli i tretë në politikën shqiptare.

Gazeta Sot shkruan se Blushi ka disa mbështetës në PS të cilët mendojnë njësoj si ai dhe aprovojnë në heshtje kritikat për qeverinë dhe Ramën.

Edhe Gjergj Bojaxhi po përpiqet të mbledhë rebelët e Partisë Demokratike dhe deri tani ka “rekrutuar” disa këshilltarë të ish-kryeministrit Berisha.

Blushi prej kohësh po kritikon në mënyrë sistematike Ramën dhe qeverisjen e tij dhe duket thuajse e pamundur një rikthim pas dhe zbutje të qendrimit të tij.

Shpesh Rama por edhe të tjerë nga PS e kanë quajtur Blushin “të marrrë dhe të lig” ndaj nuk do të përbënte çudi dalja e Blushit në një parti më vete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat