Vrasja e Lamajt, Arben Frroku paraqitet në Apel

Shqipëria

Vrasja e Lamajt, Arben Frroku paraqitet në Apel

Më: 27 maj 2015 Në ora: 10:36

Biznesmeni Arben Frroku u paraqit sot në Gjykatën e Apelit tek Krimet e Rënda, lidhur me vrasjen e kryekomistarit Dritan Lamaj, çështje nga e cila doli i pafajshëm. Prokuroria apeloi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, duke dërguar prapë në gjykim çështjen “Lamaj”.

Rreth një muaj më parë u përcaktua e trupi gjykuese për seancën e parë gjyqësore në Apel, për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.

Anëtarë të trupës gjyqësore do të jenë: kryesuese Nertina Kosova, anëtarë Amarildo Laco, Dhimitër Lara, Albana Boksi, dhe Nure Preni.

Provat e sjella në Gjykatën e Shkallës së Parë nuk ishin bindëse. Dëshmia e dëshmitarit kryesor Arben Ndoka dhe ajo e bashkëshortes së tij Liza Ndoka, u konsideruan të pavlefshëm nga gjykata, pasi sipas saj ata nuk ishin të pranishëm në momentin e vrasjes, por mbërritën 4 minuta pas vrasjes së Lamajt.

Një tjetër provë e Prokurorisë që u rrëzua ishte dhe ajo e gjetjes së elementëve të qitjes në pallatin e Arben Frrokut. Gjykata e rrëzoi këtë provë të prokurorisë pasi sipas ekspertit, nuk mund të provohet 100% se nitratet e gjetura, janë si rezultat i qitjes, pasi provat nga palltoja janë marrë në mënyrën e gabuar. Pritet të shihen provat që do të sjellë organi i akuzës në Gjykatën e Apelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat