Majko thumbon qeverinë: Procedura të çuditshme për legalizimet…

Shqipëria

Majko thumbon qeverinë: Procedura të çuditshme për legalizimet…

Më: 27 maj 2015 Në ora: 10:17

Deputeti socialist Majko ka ngritur shqetësimin lidhur me procedurat e legalizimeve dhe fazat e tyre.

Majo është shprehur se është e pavend që të legalizohen shtesat e shtëpive pas ’90 ndërkohë që nuk legalizohet vetë banesa që është ndërtuar më parë.

“Ajo që s’kam kuptuar asnjëherë, është që ALUIZNI ka marrëdhënie të çuditshme ndonjëherë me banorët. Pranoni letrat e legalizimit dhe pagesat përkatëse por në një moment të dytë apo të tretë e refuzoni kërkesën për legalizim. Unë shteti të pranoj letrat, të marr paratë dhe të refuzoj. Kjo është e papranueshme”, është shprehur Majko.

Ai duke folur për legalizimet e pas ’90 shprehet se ka dëgjuar raste nga më të çuditshmet.

“Ka raste të natyrave të çuditshme për sa i përket legalizimeve. Një banori të Njësisë 5 i legalizohet shtesa por nuk i legalizohet banesa ku do të kalojë Unaza e Re pasi e ka ndërtuar para ’90-ës. Nuk i legalizohet për efekt dëmshpërblimi. Mund të veprohej ndryshe, të legalizohej banesa dhe pagesa e dëmshpërblimit të bëhej sipas rasteve”, ka thënë Majko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat