Kosova: Shtim të qendrave sociale në përkrahje të personave në nevojë

Shqipëria

Kosova: Shtim të qendrave sociale në përkrahje të personave në nevojë

Më: 27 maj 2015 Në ora: 08:42

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova synon që plani i tij për shtresat në nevojë të jetë shumë ambicioz. “Në qytet do të ketë dy qendra sociale pranë zonave më në nevojë dhe 3 qendra sociale multidisiplinore. Në çdo komunë të ketë një qendër sociale, sepse varfëria e ka pushtuar vendin cep më cep.

Nuk është se gjendet në një apo në dy lagje, por kudo në Tiranë, dhe unë e kam prekur dhe e kam parë”, – tha kandidati demokrat, Halim Kosova. Kandidati i opozitës për Tiranën ka përfshirë në planin e tij edhe ndihmë konkrete për ata me të ardhura minimale.

“Do të heqim detyrimin për tarifat e ndryshme të pushtetit vendor për mbi 12 mijë familjet që përfitojnë nga skemat e ndihmës sociale. Gjithashtu kemi parashikuar ndihmë për moshën e tretë, si në shpërndarjen e ilaçeve, pagesat e faturave nëpërmjet të rinjve vullnetarë”, – tha Kosova.

Kandidati i opozitës premtoi se ai do t’u ofrojë qytetarëve humanizëm. “Humanizmin që unë kam pasur për ju në sektorin shëndetësor, tani pres të më jepni mundësinë që ta kthej edhe në jetën e përditshme, dhe këtë me të njëjtin përkushtim e vendosmëri të jeni të sigurt që do t’jua kthej e do të jem një ndër njerëzit më pranë jush”, – tha ai. Po dje Kosova ka takuar banorët në rrugën ”Riza Cerova”.

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës ka premtuar mbështetje për tiranasit e vjetër, por pa harruar edhe banorët e tjerë, “për atë që ju keni bërë për të ardhurit në Tiranë”. “Se kur ndihem keq ulem …edhe sikur të dalë ndonjë kokërr loti s’është keq….”,- tha Kosova teksa mori fjalën pas një zonje. “…Ndoshta ka ardhur koha që t’ua shpërblej për të gjithë të mirat që ju iu keni bërë të tjerëve..

Asnjë projekt i bashkisë s’do cenojë interesat e kërrkujt nga ju, por edhe banorëve të tjerë, asnjë e mirë s’do vijë duke përdhosur pronën tuaj…për atë që ju keni bërë brez pas brezi për të ardhurit në Tiranë”,- u shpreh Halimi. Ndërsa u ka kërkuar banorëve të mos e emocionojnë me vlerësimet, se përndryshe do t’i duhej shami për lotët. “Po mbyllini, o më bini shami tashi (qesh)”. Ai më herët tha: “Unë s’vij këtu të kërkoj votat tuaja se shefi im ka bërë ndonjë vezë të madhe, jo mor jo…s’vij këtu për të marrë privilegje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat