Kulla: Nëse nuk zbatohet marrëveshja e Ohrit, ndarja e Maqedonisë çështje kohe

Shqipëria

Kulla: Nëse nuk zbatohet marrëveshja e Ohrit, ndarja e Maqedonisë çështje kohe

Më: 27 maj 2015 Në ora: 07:52

Nëse nuk zbatohet dhe nuk riformulohet marrëveshja e Ohrit dhe nëse Gruevski nuk jep dorëheqjen atëherë, ndarja e Maqedonisë do të jetë çështje kohe.

Në këtë përfundim arrin eksperti i çështjeve të Sigurisë, Ilir Kulla, ndërsa ka analizuar në studion e Ora News me gazetaren Ilva Tare, të gjitha zhvillimet që pasuan ngjarjet në Kumanovë.

Për Kullën duhet një hetim ndërkombëtar për çështjen e Kumanovës, teksa në Maqedoni u kalua nga një krizë politike në një diskutim për një konflikt etnik.

Kulla komentoi edhe vizitën e Kryeministrit Serb në Tiranë, duke theksuar se gjatë kësaj vizite nuk pret provokime nga palët, teksa kërkoi që Kosova të jetë pjesë e bisedimeve nga liderët e të dy shteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat