Blindohet Tirana. 1500 policë e gardistë në gatishmëri

Shqipëria

Blindohet Tirana. 1500 policë e gardistë në gatishmëri

Më: 27 maj 2015 Në ora: 07:42

Në kuadër të të vizitës dy ditore të kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç e gjithë policia e Tiranës dhe ajo e Shtetit është vënë në gatishmëri të plotë për të garantuar sigurinë.

Të angazhuar do të jenë në total rreth 1500 policë e gardistë si dhe shërbimet inteligjente, drejtoria e antiterrorit në policinë e Shtetit. Po ashtu bëhet me dije se kryeqyteti do monitorohet nga helikopterë të ushtrisë.

Me qëllim mbarëvajtjen e aktivitetit është hartuar një plan masash me detyra konkrete, për secilin sektor të policisë.

Më konkretisht nga ora 10:00 do të ketë kufizim deri në bllokim të hyrjes për në autostradën Tiranë-Durrës. Do të ketë bllokim të aksit Rinas- Qafë Kashari. Mbikalimi i Kamzës -Rruga e Durrësit -Sheshi Skënderbej- Bulevardi Dëshmorët e Kombit- Sheshi Nënë Tereza. Kryeministri serb mbërrin në Rinas në orën 11:00. Çdo mjet që do të gjendet në rrugë kalimin e delegacionit do të konsiderohet i rrezikshëm dhe do bëhet bllokimi i tij me karrotrec. Këshillohen qytetarët të evitojnë lëvizjen me mjete, të përdorin shërbimin publik dhe motiçikleta. Plan masash konkret do të ketë specifikisht për ambasadën serbe e cila do të “blindohet” nga shërbime policore të rendit.

Nuk do të lejohet asnjë mjet i parkuar pranë ambasadës serbe që nga mbrëmja e sotme dhe rrugët lidhëse me ambasadën. Duke filluar nga sot në orën 23:59 nuk do të lejohet asnjë parkim në aksin rrugor: Rinas-Qafë Kashar- Sheshi Shqiponja-Rruga Dritan Hoxha (në të dyja senset) – Rruga e Durrësit- Sheshi Skënderbej-Bulevardi Dëshmorët e Kombit -Rruga Ismail Qemali (nga TVSH në drejtim të Liceut) – Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave.

JA AXHENDA E TAKIMEVE

Ora 11.30
Mbërritja e delegacionit në Pallatin e Brigadave

Ora 11.35 – 11.45
Ceremonia e mirëseardhjes (Përpara Pallatit të Brigadave

Ora 11.50- 12.45
Takim dypalëshi delegacioneve kryesuar nga dy Kryeministrat
Vendi: Biblioteka – Pallati i Brigadave

Ora 12.50-13.20
Konferencë e përbashkët për shtyp

Ora 15.00 – 15.40
Takim me Kryetarin e Parlamentit, Sh.T.Z. Ilir Meta

Ora 15.50 -16.30
Takim me Presidentin e Republikës, Sh.T.Z.Bujar Nishani

Ora 16.40-17.15
Takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Z. Lulzim Basha

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat