Kandidatja që vrau gjyshen, reagon Bushati

Shqipëria

Kandidatja që vrau gjyshen, reagon Bushati

Më: 27 maj 2015 Në ora: 00:12

Zef Bushati kryetar i aleancës demokristiane ka qenë i ftuari i ditës sot në A1Report ku ka deklaruar se rasti i publikuar së fundmi në media ku ish-kandidatja e tyre për deputete në zgjedhjet e 2013 Xhoana Hila rezultoi si vrasëse e gjyshes së saj është një lajm qëllimisht i pompuar për të dëmtuar partinë në prag të zgjedhjeve vendore.

Bushati u shpreh se në kohën që ajo ka qenë kandidate e ADK dëshmia e saj e penalitetit ka qenë e pastër dhe se ajo që ndodhi më vonë ishte një ngjarje e trishtë e jetës së saj personale.

“Pozicioni i ADK është shumë i qartë pasi ne në 2013 kishim zgjedhur një kandidate e cila i plotësonte të gjitha kriteret për të qenë kandidate për deputete,” – tha Bushati për Xhoana Hilën.

Sipas Bushatit në zgjedhjet vendore ADK po vjen me një listë kandidatësh të cilët janë përzgjedhur ndër më të mirët dhe me të cilët fitorja është mëse e sigurtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat