Ngjela rikthehet në krah të Veliajt: Është energjik, i pakorruptueshëm

Shqipëria

Ngjela rikthehet në krah të Veliajt: Është energjik, i pakorruptueshëm

Më: 26 maj 2015 Në ora: 20:47

Kandidati i së majtës Erion Veliaj ka qenë i pranishëm në një takim me banorët e Njësisë Nr. 2 të kryeqytetit.

Në takimin e sotëm për herë të parë është shfaqur Spartak Ngjela, politikani polemik i cili ka qenë kritik me qeverinë Rama dhe që i ka munguar aleancave që pas zgjedhjeve të vitit 2013.

Por sot, Ngjela ka mbështetur publikisht kandidatin Veliaj duke theksuar se ai është një figurë e pa korruptueshme.

“Korrupsioni po i merr shpirtin qytetit. Hiqi korrupsionin qytetit dhe jep modelin tënd me freskinë intelektuale moderne që të karakterizon. Tirana nuk është ende një qytet evropian. I bëjmë qejfin vetes kur themi kështu. Krijoji opinionit publik shqiptar që je i pakorruptuar. Krijo marrëveshje me kryeministrin dhe kthejini dinjitetin Tiranës” – ka thënë ndër të tjera kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi.

Ai shprehu bindjen duke thënë se është hera e parë që vjen një kryetar bashkie me këtë moshë të re në Tiranë. Ngjela ka qenë në vitin 2007 ish-kandidat i PD-së përballë Edi Ramës dhe më pas aleat i tij në zgjedhjet e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat