Kosova: Do falimentoj dyqanet e çantave,do ndaloj njerëzit të largohen

Shqipëria

Kosova: Do falimentoj dyqanet e çantave,do ndaloj njerëzit të largohen

Më: 26 maj 2015 Në ora: 20:45

Kandidati i djathtë Halim Kosova është takuar sot me banorë të rrugës “Riza Cerova” ku ka folur për projektet që ai ka për shtimin e hapësirave të gjelbërta në Tiranë. Teksa shpaloste programin e tij dhe jepte premtimet elektorale, Kosova nuk la mënjanë edhe batutat e tij teksa fliste për biznesin.

Kandidati i PD­ u shpreh se shqiptarët nuk do kenë më arsye të largohen. “Të vetmen gjë që do falimentoj në Tiranë është dyqani që shet valixhe e çanta, se do i ndaloj shqiptarët të largohen, nuk do kenë më arsye. Do ja kompensoj unë dëmin. Madje pot a keni vënë re që kur dëgjuan emrin tim si kandidaturë nuk po dëgjoni më që largohen kaq e aq qindra çdo ditë sepse kanë shpresë tek unë,”­ theksoi Kosova.

Kosova u shpreh se ministri Beqaj dhe kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës duhet të ndërpresin vallen e napolonit. “Të ndërpresin vallen e napolonit ku ministri i Shëndetësisë mban në qafë ish ministrin e Mirëqenies Sociale. Ndërprerja e valles së napolonit kali qafë. Ata ti hipin si të duan njëri­ tjetrit, nuk e them në kuptimin e keq të fjalës, por ti kthehen ti shërbejnë qytetarëve”­ - u shpreh Kosova.
Kosova theksoi gjithashtu se do e kthejë kryeqytetin në një qytet të shëndetshëm për qytetarët. Ndërtimet pa kriter dhe pa plan rregullues sipas Kosovës janë bërë sot shkak që Tirana të lëngojë.

“Brenda qytetit janë përllogaritur 400 mijë metra katror gjelbërim. Gjithë puna ime në krye të Bashkisë së Tiranës është çfarë do bëjmë për ta shndërruar Tiranën në një qytet të shëndetshëm, i cili për shkak të ndërtimit të ndërtesave pa plan lëngon sot. Unë me shumë kënaqësi pavarësisht se kemi piketuar projektet e para për Tiranën kemi kohë deri në 21 qershor ta plotësojmë këtë program tonin. Sekreti im në përmirësimin e punës ka qenë mënyra se si unë kam krijuar lidhje me qytetarin. Një gjë të suksesshme nuk do e braktis por do e përforcoj. Do ju kërkoj që të gjithë bashkë të mbikëqyrim çdo projekt të Bashkisë së Tiranës.”­ u shpreh Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat