Zgjerohet skandali me ilaçet e rimbursueshme

Shqipëria

Zgjerohet skandali me ilaçet e rimbursueshme

Më: 26 maj 2015 Në ora: 19:25

Zgjerohet skandali i vjedhjes se parave te rimbursimit te ilaceve. Pas denoncimit ne media, prokuroria dyshon se 47 farmaci u perfshine ne skemen e falsifikimit te recetave. Sipas denoncimit te Fondit te Sigurimeve, farmacite e perfshira ne kete skandal ishin vetem 4.

47 farmaci dyshohet se jane perfshire ne skandalin e vjedhjes se qindra mijera eurove nga fondi i rimbursimit te ilaceve. Hetimet e prokurorise nuk u kufizuan vetem ne 4 farmacite e denoncuara nga Fondi i Sigurimeve Shendetesore per nje abuzim qe arrin shumen mbi 420 mije euro. Prokuroret thane per abcnews se hetimet do te zgjerohen me tej. Ne hetime do perfshihet edhe raporti i pergatitur nga auditi, sipas te cilit, ne kete skandal u perfshine jo 4, por 47 farmaci dhe shuma e vjedhur dyshohet te jete disa miliona euro.

“Hetimet e prokurorise do te perfshijne rimbursimin e ilaceve qe nga fillimi i vitit 2014, ndryshe nga sa parashikohej ne denoncimin e bere nga fondi i sigurimeve, qe pefshinte periudhen nga nentori 2014 deri ne prill te 2015″.

Recetat e falsifikuara nga organizatoret e kesaj skeme ishin ato te semundjeve kancerogjene. Kjo sepse, ilacet per keto semundje kushtojne me shtrenjte dhe rimbursimi arrinte ne shifrat 350-800 mije leke per nje ilaç.

Gjithsej 420 mije euro sipas padise u perfituan nga 4 farmaci fiktive vetem ne periudhen nentor 2014- prill 2015. Menjehere pas rimbursimit te kesaj shume, auditi i zyres se anti-korrupsionit ne kryeministri ka hartuar nje raport prej 50 faqesh per kete skandal.

Por skandali eshte thelluar me tej, kur ky raport nuk eshte dorezuar ne prokurori por eshte mbajtur i fshehte. Burime te abcneës prane zyres se antikorrupsionit thane se nje kopje e raportit qe evidentoi skandalin, i eshte vene ne dispozicion zyrtareve te Fondit te Sigurimeve shendetesore. Ne raport konstatohen shkeljet e dhjetra farmacive dhe shkelje te tjera qe kapin shifra marramendese, por keto u mbajten te fshehta nga zyrtaret e fondit.

Burime te abcneës japin nje shpjegim te mundshem se perse ne prokurori u referuan vetem 4 farmaci qe kishin falsifikuar recetat mjekesore. Ne mesin e përfituesve janë edhe të afërmit e zv/drejtorit aktual të Fondit të Sigurimeve të kujdesit të detyrueshëm shëndetësor, Sokol Skura.

Bashkëshortja dhe kunata e zv/drejtorit Skura, thuhet në raport kanë përfituar ilaçe të rimburësueshme nga këto kontrata, duke shtuar se në asnjë raste farmacit e tyre nuk janë kontrolluar. Mos dorëzimi i këtij raporti, mund të ketë pasur qëllimin që drejtuesit e këtij institucioni kanë dashur të përqendrojnë hetimin e prokurorisë vetëm në këto 4 farmaci.

Mes farmacive që do të verifikohen janë edhe kontratat e të afërmve të zv/drejtorit Skura, i cili në keto zgjedhje eshte perfshire ne listat e keshilltareve bashkiake ne Librazhd.

ABC News

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat