Laprakë, Veliaj: Nuk vij t'ju tregoj barsoleta se si kanë lindur gratë

Shqipëria

Laprakë, Veliaj: Nuk vij t'ju tregoj barsoleta se si kanë lindur gratë

Më: 26 maj 2015 Në ora: 19:23

Erion Veliaj është ndalur pasditen e sotme në zonën e Laprakës ku bashkë me kreun e ALUIZNI-t Artan Lame kanë shpërndarë leje legalizimi për banorët e zonës.
Në fjalën e tij me banorët Veliaj tha se në Laprakë është zhvilluar një betejë e gjatë të cilën e ka fituar Rakip Suli përmes votës në zgjedhjet e 2013.
Referuar fushatës edhe këtë herë Veliaj nuk la pa përmenur faktin se ai kandidon përballë pesë kandidatëve të nxjerrë nga Berisha.
“Kemi 5 kandidatë të Saliut dhe një kandidat për drejtimin e duhur. Këtu në Laprakë ishin 8 mijë aplikime për legalizime që nuk jepeshin. Këto që shpërndajmë sot tregojnë se është veç çështje kohe për të shpërndarë edhe 2000 të tjera”, tha Veliaj.
Veliaj ironizoi edhe me kundërshtarin e tij Halim Kosova duke thënë se ai vjen me plane konkrete të prekshme dhe nuk vjen për të treguar përrallat me tramvaj dhe as për të treguar barsoleta se si kanë lindur gratë e zonës.

“Kemi program serioz, nuk do vijmë këtu me historinë për tramvajin apo me barsoleta si kanë lindur gratë. Do kemi një plan specifik për problemet e Laprakës. Dje e filluam në Kombinat, pas këtu do shkojmë në Njësinë 2. Përtej projekteve të mëdha, njerëzve iu intereson familje e vetë, shtëpia e vetë” – tha Veliaj.
Po ashtu ai tha se ka një program serioz duke ironizuar premtimet e së djathtës “Do dëgjoni të 5 kandidatët e Saliut nga numri 1 deri në 5, unë jam i 6­-ti, të cilët do të thonë na provoni edhe njëherë a thua se nuk i kemi provuar. Ua dhamë shansin 8 vjet në qeveri dhe 4 vjet në bashki, tani erdhi koha tu themi faleminderit por do rrimë me këta që po e çojnë në drejtimin e duhur," -u shpreh Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat