Doshi i shpall “luftë” të majtës në Shkodër: Mbështes Voltana Ademin

Shqipëria

Doshi i shpall “luftë” të majtës në Shkodër: Mbështes Voltana Ademin

Më: 26 maj 2015 Në ora: 19:12

Tom Doshi ka dalë në mbështetje të kandidates së djathtë për Shkodrën Voltana Ademi.

Teksa dilte nga Prokuroria e Përgjithshme ky kreu detyrimin e paraqitjes Doshi foli lidhur me zgjedhjet e 21 qershorit.

“Ademi e ka të fituar Shkodrën”, tha Doshi duke shtuar se do ta mbështesë atë.

Doshi bëri këtë deklaratë pasi Taulant Balla u shpreh se kandidatura e Keti Bazhdarit u propozua nga Ilir Meta.

Doshi foli edhe për mbështetjen e kandidati të majtë për bashkinë e Vaut të Dejës duke thënë se po përkrah atë duke qenë se kandidati i djathtë vjen nga radhët e LSI-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat