Prishja e pallatit, Hadëri: Nesër fillon mësimi, hapësira do kthehet lulishte

Shqipëria

Prishja e pallatit, Hadëri: Nesër fillon mësimi, hapësira do kthehet lulishte

Më: 26 maj 2015 Në ora: 18:04

Shembja e pallatit 5-katësh pranë godinës së Fakultetit Ekonomik ka shkaktuar dëme të konsiderueshme deri në masën 7 milion lekë të reja për Fakultetin Ekonomik.

Dekani i Fakultetit Ekonomik Sulo Hadëri në një intervistë për A1Report deklaron se vendimi i qeverisë për prishjen e kësaj godine ka qenë i pritshëm dhe një betejë e gjatë prej disa vitesh mes qeverisë dhe pronarëve të objektit.

“Ka qënë një përpjekje shumë e gjatë e fakutetit të Ekonomisë që më së fundi lidhet dhe me vitet e fundit ku jam dhe titullar i këtij fakulteti por më e hershme e cila ka qënë një periudhë përpjekjesh shumë të mëdha ligjore, protestash, lobingjesh. Kostot tona arrijnë vlerë të përafërt prej rreth 7 mln lekë të reja nga vlersimi i deritashëm që besoj, aty do vertiten deri në fund,” – thotë Hajdëri.

Pas shembjes hapësira e liruar tashmë do të kthehet në një lulishte për studentët dhe për këdo tjetër që do ta frekuentojë atë si ambient pushimi.

“Është menduar që në pjesën që do të ngelet ne oborrin e fakultetit ekonomik nga prishja e ndërtesës të bëhet një lulishte e një sipërfaqe e gjelbëruar,” – tha dekani Hajdëri.

Po ashtu dekani shprehet se do të nisë mësimi normalisht në univeristet prej ditës së nesërme dhe se gjithçka do ti rikthehet normalitetit.

“Gjërat më emergjente janë rikuperuar dhe ne nesër jemi gati për të filluar procesin mësimor sikundër e kemi njoftuar dy ditë për ndërprerjen e procesit mësimor që do të zëvendësohen,” – tha dekani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat