Bazhdari e Ademi bashkë me Weerd: Jo vota për kandidatë të inkriminuar

Shqipëria

Bazhdari e Ademi bashkë me Weerd: Jo vota për kandidatë të inkriminuar

Më: 26 maj 2015 Në ora: 16:52

Sërish kandidatet për kryetare të bashkisë Shkodër Voltana Ademi dhe Keti Bazhdari kanë qenë në një takim të përbashkët i cili u organizua nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare dhe Ambasada e Mbretërisë së Hollandës në Tiranë mbi Forumin Evropian: me temë “Zgjedhjet lokale 2015, përfaqësimi dhe përfshirja e grave në politikë”.

Ambasadorja Hollandeze në vendin tonë Dewi van der Weerd tha se përfaqësimi i femrave e bën politikën më pak të korruptuar ndërsa nuk ka lënë pa përmendur edhe vendosjen e flamujve të cilat i quajti të pa nevojshme si dhe tepër të kushtueshme.

Kandidatet për bashkinë Shkodër, Ademi dhe Bazhdari përmendën disa nga pikat e programit ku në fokus janë gratë dhe familja.

Pyetjes se si duhet të kontribojnë gratë për dekriminalizimin, ambasadorja iu përgjigj se përgjegjësia është me anë të votës, duke mos votuar persona të inkriminuar.

Parimisht me të njëjtin mendim kanë qenë edhe dy kandidatet që më 21 qershor të mos votohet për kandidatë të inkriminuar. Ajo që bie në sy pozitivisht ishte pjesëmarrja e lartë e grave në politikë. Duke treguar se lobimi për pjesmarrje të gruas në poltikë ka rezultuar pozitiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat