Doshi: Poshtërsinë më të madhe e ka bërë Tahiri, kam të tjera fakte

Shqipëria

Doshi: Poshtërsinë më të madhe e ka bërë Tahiri, kam të tjera fakte

Më: 26 maj 2015 Në ora: 16:50

Deputeti Tom Doshi, pas detyrimit të përjavshëm për t’u paraqitur në Prokurorinë e Përgjithshme, ka akuzuar sërish kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe deputetin Spartak Braho si bashkëpunëtorë për skenarin e eliminimit të tij fizik dhe për dëshmi të rreme. Doshi në prokurori ka dorëzuar disa dokumente, që sipas tij vërtetojnë se Meta, Braho, por edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kanë manipuluar këtë proces.
“Unë do t’i bëj publike të gjitha mashtrimet që ka bërë Tahiri, me Ilir Metën dhe Brahon që u jep garanci. Unë kam sot të gjitha provat, telefonatat, mesazhet që kanë bërë me njëri-tjetrin. Për mua sot fillon hetimi në themel dhe loja që u zhvillua në Gjermani me Spartakun. Do ta shihni në vazhdim se çfarë loje është bërë. Kur t’i bëj unë publike hetimet, prokuroria është e detyruar t’i thërrasë këta persona. Unë kam prova që Braho ka folur me Fatjon Skënderin dhe vëllanë e tij”.

“Ai ka bërë dëshmi të rreme para prokurorëve, – vazhdoi Doshi me akuzat. – Prokuroria duhet ta marrë të pandehur Brahon. Unë do bëj kallëzim për herë të parë. Kallëzimin do ta bëj që të zbardh të vërtetën e kësaj ngjarjeje dhe Prokuroria duhet t’i marrë të gjithë në hetim. Poshtërsinë më të madhe në këtë proces, e ka bërë Tahiri, Braho e Meta. Unë i uroj Voltana Ademit fitoren në Shkodër, se deri tani është fituese! Unë në Shkodër mbështes kandidatët e PS-së, jo të LSI-së, që ka propozuar Keti Bazhdarin si kandidate”, tha Doshi për mediat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat