Tom Doshi në prokurori, kërkon të marrë provat që iu cilësuan të pavlefshme

Shqipëria

Tom Doshi në prokurori, kërkon të marrë provat që iu cilësuan të pavlefshme

Më: 26 maj 2015 Në ora: 14:31

Deputeti Tom Doshi është paraqitur sot në Prokurori për të marrë të gjitha provat dhe dokumentet që kishte depozituar si fakte për tentativën e vrasjes së tij dhe kolegut, Mhill Fufi.

Doshi është paraqitur në ambientet e organit të akuzës në prani të avokatit të tij, Ferit Muça.Sakaq, mësohet se prej aty, Doshi do të marrë dhe videon e dorëzuar, në të cilën është regjistruar momenti i ballafaqimit mes tij dhe Durim Bamit, raporton news 24.

Pas një hetimi nga ana e prokurorisë, provat e ligjvënësit Doshi u quajtën të pavlefshme, ndërsa e ka quajtur një sajesë. Kësaj radhe, deputeti nuk është paraqitur si çdo të hënë para oficerit të policisë gjyqësore, për të mbajtur kontaktet, në kuadër të vendimit të dhënë nga organi i akuzës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat