Duma premton uljen e taksave në Durrës

Shqipëria

Duma premton uljen e taksave në Durrës

Më: 26 maj 2015 Në ora: 13:41

Në vazhdën e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale, kandidatja e Partisë Demokratike për bashkinë e Durrësit, Grida Duma, është takuar me banorët e lagjes nr 5 në qytet

Pasi ka dëgjuar ankesat e qytetarëve për taksat e larta dhe rënien e fuqisë blerëse, Duma premtoi të ulë taksat që janë nën varësinë e bashkisë së qytetit bregdetar.

“Taksat do të shkojnë patjetër në kufi limit sepse besoj vetëm tek zhvillimi ekonomik me taksa të vogla”, tha Duma.

“Çdo ditë është mjerim dhe unë jam gati në falimentim. Si unë janë shumë njerëz dhe taksat janë dyfishuar. Na pëlqeu që the do ulësh taksën e sipërfaqes. Do kesh përkrahjen tonë”, u shpreh një librashitës në këtë lagje i cili i dhuroi një libër të Migjenit kandidates Duma.

Duma premtoi gjithashtu se do të nxisë biznesin që ta hapë vende të reja pune për komunitetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat