Sot gjyqi ndaj 9 imamëve xhihadistë

Shqipëria

Sot gjyqi ndaj 9 imamëve xhihadistë

Më: 26 maj 2015 Në ora: 10:53

Ka rinisur sot gjyqi ndaj 9 imamëve të akuzuar për rekrutim njerëzish për qëllime lufte. Kjo është seanca e tretë, pasi dy herë më parë është shtyrë nga gjykata.

Mësohet se në seancën e sotme janë lejuar të marrin pjesë edhe familjarët e të pandehurve. Kujtojmë që seanca e shkuar u shty nga gjykata pasi familjarët e tyre kishin hyrë brenda me bluza të zeza ku shkruhej “Jam krenar që jam mysliman”. Ata u nxorën jashtë nga gjykata.

Sa i përket seancës së sotme ajo do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Gjithashtu pritet që të dëgjohen dëshmitarë të rinj lidhur me akuzat ndaj imamëve për rekrutimin e 70 personave që do të luftonin përkrah ISIS-it në Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat