Kokëdhima sulmon Dulen: Iku për të mbrojtur të inkriminuarit

Shqipëria

Kokëdhima sulmon Dulen: Iku për të mbrojtur të inkriminuarit

Më: 26 maj 2015 Në ora: 10:13

Deputeti socialist, Koço Kokëdhima, ka sulmuar ashpër kreun e PBDNJ, Vangjel Dule, i cili dha dorëheqjen si nënkryetar i Kuvendit, pas zgjedhjes së Shpëtim Idrizit në këtë detyrë.

Duke folur në një takim elektoral në Livadhja, ku ka prezantuar koalicionin lokal mes PS dhe partisë minoritare MEGA, Kokëdhima tha se Dule dha dorëheqje për të mbrojtur të inkriminuarit.

“Dorëheqja e Dules është një manovër politike, që i shërben atij për të shmangur vëmendjen nga debati elektoral, nga dështimi i qeverisjes vendore si dhe për të shmangur vëmendjen e opinionit publik nga ato kandidatura të inkriminuara që kjo parti ka ofruar me rastin e zgjedhjeve, në më shumë se një bashki,” tha Kokëdhima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat