Nishani: Kumanova, të frenohet përpjekja për ta shndërruar në konflikt ndëretnik

Shqipëria

Nishani: Kumanova, të frenohet përpjekja për ta shndërruar në konflikt ndëretnik

Më: 26 maj 2015 Në ora: 10:06

Krerët e shteteve të rajonit takohen sot në Tiranë në kuadër të Samitit të Krereve te Shteteve dhe Qeverive te Procesit te Bashkepunimit te Vendeve te Evropes Juglindore (SEECP).

Për herë të parë Kosova e përfaqësuar nga presidentja Jahjaga merr pjesë me të drejta të plotë në këtë samit dhe presidenti Nishani i uroi mirëseardhjen.

Presidenti Nishani u ndal në ngjarjet në Kumanovë ku kërkoi hetim të plotë të ngjarjes dhe bëri thirrje për frenimin e menjëhershëm të përpjekjeve për ta shndërruar këtë episode të paqartë, gjithsesi të izoluar në një burim konflikti të paqenë ndëretnik.

Bujar Nishani: “Ngjarjet efundit në Kumanovë na dëshmuan dhe një herë për brishtësinë e stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Me këtë rast dua të përcjell ngushëllimet për humbjet tragjike e jetëve në Kumanovë dhe duke dënuar dhunën se kriza që ka përfshirë Maqedoninë nuk duhet lejuar të përshkallëzohet më tej. Pritshmëria jonë legjitime është që të ketë një hetim të plotë dhe të shpejtë për këtë ngajrje që ka tronditur jo vetëm për Kumanovën dhe qytetarët e saj të pafajshëm por të gjithë rajonin dhe partnerët tanë ndërkombëtar. Bëj thirrje për frenimin e menjëhershëm të përpjekjeve për ta shndërruar këtë episode të paqartë, gjithsesi të izoluar në një burim konflikti të paqenë ndëretnik dhe në vend të saj përqëndrimin e energjive në zgjidhjen e të gjtiha cështjeve mes palëve me dialgo përfshi dhe zbatimin pa ekuivok të Marrëveshjes së Ohrit.

Kreu i shtetit shqiptar vuri theksin në bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë të cilat jo vetëm garantojnë paqen dhe stabilitetin në rajon, por gjithashtu “jemi të ndërgjegjshëm se janë parakusht për integrimin e të gjithë vendeve të rajonit në BE”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat