Hapet samiti, Nishani uron Mirëseardhjen, Kosova për herë të parë me të drejta të plota

Shqipëria

Hapet samiti, Nishani uron Mirëseardhjen, Kosova për herë të parë me të drejta të plota

Më: 26 maj 2015 Në ora: 09:30

Krerët e shteteve të rajonit takohen sot në Tiranë në kuadër të Samitit të Krereve te Shteteve dhe Qeverive te Procesit te Bashkepunimit te Vendeve te Evropes Juglindore (SEECP).

Ata u priten nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i cili i uroi mirësjeardhjen në këtë samit.

Më pas do të marrin pjesë në dy sesionet e këtij samiti që do të mbahen gjatë ditës së sotme.

Pas përfundimit pritet të ketë edhe një deklaratë për shtyp.

Këtij samiti i parapriu edhe ai i ministrave të Jashtëm të vendeve të Europës Juglindore, ku u arrit që Kosova të anëtarësohet me të drejta të plota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat