Halim Kosova takon komunitetin egjiptian

Shqipëria

Halim Kosova takon komunitetin egjiptian

Më: 26 maj 2015 Në ora: 09:28

Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova është takuar dhe ka parë nga afër kushtet e jetesës së banorëve të komunitetit egjiptian në zonën e Njësisë 4 në Tiranë. Kosova u angazhua që Bashkia do të mbajë detyrimet e saj për çdo banor të qytetit.

Halim Kosova: Varfëria ekstreme ku njeriu çohet në mëngjes dhe nuk ka çfarë ti japë fëmijëve për të ngrënë jam i sigurt se është një terren i përshtatshëm që mund të shfrytëzohet nga politikanë të caktuar për të blerë votë. Nuk duhet të guxojë njeri të vërë dorë mbi lekun e shtresës më në nëvoje që jeni ju. Unë jam i angazhuar që cdo banor të jetë i barabartë në Tiranë.

Kosova, premtoi ngritjen e nje zyre juridike pranë Bashkisë, për tiu ardhur në ndihmë gjithë qytetarëve, vecanërisht komunitetit egjiptian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat