Naço: Dekriminalizimi u bë në kohën e duhur

Shqipëria

Naço: Dekriminalizimi u bë në kohën e duhur

Më: 26 maj 2015 Në ora: 09:00

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, në prag të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit, u shpreh se procesi i dekriminalizimit apo i pastrimit të listave nga kandidatët me rekorde kriminale, u bë në kohën e duhur.

“Procesi i dekriminalizimit është në kohën e duhur, duhet bërë që të mos përdoret për qëllime politike që të hedhin shashka herë pas here dhe kur u vënë draftin para nuk e miratojnë, presin të kalojnë këto zgjedhje dhe zgjedhjet e tjera”, tha ai. Në lidhje me kandidatët e LSI-së, Naço u shpreh se, të gjithë janë verifikuar dhe janë të pastër.

“Ju jap garancinë e plot që kandidatët për këshilltarë apo kandidatët për kryetar bashkie të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë “bio” janë 100 % të pastër”, tha Naço.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat