Raporti: Në Shqipëri, 49 fëmijë të humbur që nuk janë gjetur

Shqipëria

Raporti: Në Shqipëri, 49 fëmijë të humbur që nuk janë gjetur

Më: 26 maj 2015 Në ora: 08:13

Numri i rasteve të fëm ijëve të humbur apo larguar nga mjedisi familjar për periudhën 2009- 2014 është rritur 7-herë, ndërkohë që fëmijët vajza dhe fëmijët nën 14 vjeç janë më të ekspozuar ndaj fenomenit të humbjes, rrëmbimit dhe trafikimit. Në këtë përfundim ka arritur raporti tematik “Fëmijët e Humbur në Shqipëri”, i cili pasqyron të dhënat mbi çështjen e fëmijëve të humbur në Shqipëri, bazuar tek telefonatat dhe rastet e trajtuara gjatë një periudhe 4- vjeçare në ALO 116 000 dhe të dhëna të Policisë së Shtetit.

Ai u bë publik në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Fëmijët e Humbur, ndërsa theksohet se në Shqipëri numërohen 49 fëmijë të humbur e të pagjetur ende. Nisur nga këto të dhëna, raporti kërkon angazhimin e qeverisë për të siguruar sisteme të duhura që mundësojnë ndihmë ligjore, emocionale dhe financiare për familjarët e fëmijëve të humbur dhe larguar. “Familjet e fëmijëve të cilët largohen periodikisht nga familja duhet të mbështeten nga institucionet publike dhe private, por sidomos nga agjencitë ligjzbatuese me qëllim ndërtimin e një rrjeti mbrojtjeje.

Të krijohen skuadrat e besimit komunitar për të zhvilluar hetime në komunitet në rastet e fëmijëve që denoncohen të humbur si një mekanizëm i marrjes së informacioneve të sigurta operative. Gjithashtu duhet të merren masa që policia të informojë periodikisht familjarët e fëmijëve të humbur në lidhje me ecurinë e hetimeve”, thuhet ndër të tjera në raport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat