Gjuha Shqipe dhe Letërsia, ja çfarë do të bien në provim

Shqipëria

Gjuha Shqipe dhe Letërsia, ja çfarë do të bien në provim

Më: 26 maj 2015 Në ora: 08:12

Ditën e premte më 29 maj 46 mijë mat urantë do t’i nënshtrohen provimit të dytë të detyruar të Maturës Shtetërore 2014, por i pari që do të ketë peshë në formulën e maturës dhe pranimet në universitetet publike. Provimet e maturës i jep maturanti i vitit shkollor 2014-2015 që ka përfunduar me sukses vitin e fundit shkollor dhe ka plotësuar formularin A1. Dhe maturantët e viteve të mëparshme që kanë plotësuar formularin A1Z.

“GSH” publikon të plota programet orientuese të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, për të gjitha profilet e gjimnazeve, përshi ato gjuhësore, artistike dhe profesionale. Bashkangjitur maturantët do të kenë mundësinë që të gjejnë listën e veprave nga do të përzgjidhet fragmenti i tekstit letrar në testimin kombëtar.

PËRBËRJA E TESTIT
Testi për secilin për provimet e detyruara do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 do të jenë me përgjigje alternative, që vlerësohen me 1 pikë secila (13 pikë gjithsej) dhe 12 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë. Pra që një maturant që quhet kalues në provimin e detyruar të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, këtë vit duhet të marrë 20 % të pikëve totale, pra minimalisht i duhen 10 pikë që të kalojë. Testi i provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë është i përbërë nga tre nivele, shkallët e vështirësisë ndahen, në 40% për një nivel nën mesatar, 40% për një nivel mesatar dhe vetëm 20% e testit do të jetë për një nivel mbi mesatar, që kërkon një përgatitje shumë të mirë të maturantëve. Në strukturën e testit 45% të tij e zë teksti letrar, ndërsa 55% teksti joletrar.

Në fokus të matmaturantëve duhet të jenë të kuptuarit dhe përdorimi i drejtë i fjalës. Interpretimi i kuptimeve të dyta, si pasuri gjuhësore brenda strukturës tekstore si dhe kuptimi i figurshëm i fjalëve. Në vëmendje të tyre duhet të jetë edhe pasurimi i fjalorit, ku ata të jenë të aftë të zbulojnë dhe të përdorim dukuri gjuhësore si: Polisemia, sinonimia, antonimia dhe shprehje frazeologjike. Si dhe të jetë i aftë që të analizojë përdorimin e figurshëm të tyre. Rëndësi do të ketë edhe analiza që do ti bëhet tekstit(letrar dhe jo letrar). Teksti mund të jetë i punuar ose jo në klasë. Pra, nxënësit duhet të jenë të aftë të demonstrojnë arritjet e tyre në të gjitha llojet e teksteve. Në pyetjet që do të ketë me zhvillim në testin e 29 majit, maturanti duhet të dallojë temën, tematikën, motivin karakteret, si dhe të dallojë faktin nga opinioni duke përdorur informacione nga teksti dhe këndvështrim vetjak. Duhet të jetë i aftë të përdorë rregullat drejtshkrimore dhe rregullat e pikësimit të gjuhës standarde.

TEKSTI LETRAR
Teksti letrar i cili zë 45% të testit, do të përzgjidhet nga këto vepra, nëse është tekst në poezi, Homeri “Iliada”; Populli “Këngë të epikës legjendare shqiptare”; N.Frashëri “Lulet e verës”; De Rada “Këngët e Milosaos”; Bajron “Çajld Harold”; Fishta “Mrizi izanave”, Poradeci “Lirika”; Migjeni “Vargjet e lira”; Kadare “Ca pika shiu ranë mbi qelq”; ndërsa në prozë: Servantes “Don Kishoti”; Hygo “Katedralja e Parisit”; Pashko Vasa “Bardha e Temalit”; Balzak “Evgjeni Grande”; “Xha Gorio”; P.Marko “Qyteti i fundit”; Kadare “Kështjella”; Kamy “I huaji”; Markes “100 vjet vetmi”; Koliqi “Tregtar flamujsh”. Nëse do të përzgjidhet një dramë atëherë ajo do jetë mes këtyre 10 veprave: “Prometeu”; Shekspir “Romeo dhe Zhuljeta”, “Mbreti Lir”, “Makbeth”, “Hamleti”; Molier “Mizantropi”; Ibsen “Shtëpi kukulle”, “Armiku i popullit”; Çajupi “14 vjeç dhëndër”; Noli “Izraelitë dhe filistinë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat