Rikthehet mesatarja për pranimet në universitet

Shqipëria

Rikthehet mesatarja për pranimet në universitet

Më: 25 maj 2015 Në ora: 21:51

Maturantët që do të kërkojnë të studiojnë në universitetet për vitin e ardhshëm akademik 2015-2016 do të duhet të kenë edhe në mesatare të mirë për t’u pranuar.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, gjatë diskutimeve mbi projektligjin e arsimit të lartë në Komisionin Parlamentar, tha se do të jetë Këshilli i Ministrave ai që do të caktojë pragun, për ata që mund të ndjekin universitetin.

Lënia e kompetencave për dhënien dhe njohjen e titujve akademikë universiteteve, ka ngjallur debat në Komision. Ish – Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, u shpreh kundër fuqizimit të rolit të dekanatit në ligj.

Kredia studentore, autonomia financiare dhe përzgjedhja e drejtuesit të bordit të akreditimit, ishin tre pika risi të ligjit, të cilat morën më shumë vëmendje gjatë diskutimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat